Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Lushnjë: Bashkim Finoja po na shikon nga lart, më 11 maj do të kemi fitoren më të bukur të PS


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën përmbyllëse të mbajtur sot në Lushnjë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, përkujtoi ish-deputetin socialist Bashkim Fino, duke e vlerësuar si një figurë të dashur për komunitetin dhe për PS-në.

Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart,” – tha Rama përpara një qytetarëve.

Ai theksoi se kjo fushatë do të finalizohet me një tjetër fitore domethënëse për socialistët: “Të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër që nuk janë në këtë shesh, do të jeni pa diskutim në kutitë e votimit të dielën. Dhe së bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë, do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.

Duke folur për qëllimin e fushatës, Rama theksoi se për Partinë Socialiste, fitorja nuk është një qëllim në vetvete: “Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.

Ai theksoi gjithashtu punën e bërë ndër vite në Lushnjë dhe Divjakë: “Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnjë si dhe në Divjakë, dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona. Kemi bërë një transformim të madh, që nga qendrat e qyteteve deri në territore që dikur ishin të harruara.

Rama u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime më 11 maj: “Tani është radha juaj, është momenti juaj për ta vulosur me votë atë që ne kemi ndërtuar bashkë. Shqipëria që duam vazhdon me votën tuaj.