Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplaset me një ambulancë, 4 persona të plagosur


FIER-Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. 

Një kamion është përplasur me një ambulancë, e cila vinte nga Skrapari dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur 4 persona të plagosur.

Të 4 të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë, një pacient me probleme mendore, babai i tij, infermieri dhe një punonjës policie.

Dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës. Burimet nga spitali bęjnë me dije se gjëndja e të lënduarve është e mirë përveç punonjësit të policisë i cili është dëmtuar në njërën këmbë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.