Vendosni fjalën kyçe....

31 civilë të vrarë nga sulmet ajrore indiane – Ushtria pakistaneze


31 civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore indiane tha ushtria e Pakistanit në një deklaratë zyrtare. 46 civilë janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spital.

Islamabadi tha se kishte rrëzuar pesë avionë indianë dhe u zotua të hakmerret, në përplasjen më të rëndë në më shumë se dy dekada mes fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

India u tha ambasadorëve të huaj në vend se “nëse Pakistani përgjigjet, India do kundërpërgjigjet”, duke nxitur frikën e një përplasjeje më të madh ushtarake në një nga rajonet më të rrezikshme dhe më të populluara në botë.

India tha se goditi nëntë baza “infrastrukture terroriste”, disa prej tyre të lidhura me një sulm nga militantët që vrau 25 turistë hindu dhe një vendas në Kashmirin indian muajin e kaluar.