Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme në Hong Kong, qytetarët thyejnë dyert e kryeministrisë (Fotot+Videot)


Protestat të dhunshme përfshinë Hong Kongun në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mijëra persona u përleshën me policinë në përvjetorin e kthimit të territorit nën sundimin kinez, mes zemërimit gjithnjë në rritje mbi një projekt-ligj të diskutueshëm për ekstradimin drejt Kinës.

Në pamjet e postuara në internet, policia shihet duke shtyrë dhe u përleshur mne një grup protestuesish që formuan një mur çadrashe në një përpjekje për t’u fshehur nga spërkatja me piper nga zbatuesit e ligjit. Disa njerëz më vonë u panë të shtrirë në tokë si pasojë e efektit të piperit .

Në një incident të veçantë, protestuesit përdorën një karrocë metalike për të thyer dyert e Këshillit Legjislativ të Hong Kongut. Ata thyen dritaret në një përpjekje për të hyrë brenda, por u ndaluan nga policia e armatosur me shkopinj gome.

Pjesë të Hong Kongut gjithashtu u paralizuan kur protestuesit pushtuan rrugët, duke i bllokuar ato me barriera metalike.

22 vjetori i këtij viti i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania te Kina vjen mes tensioneve të vazhdueshme, të cilat kanë tronditur qytetin që nga fundi i marsit.

Në tre javët e fundit, më shumë se një milion njerëz morën pjesë në demonstrata për të kundërshtuar Shefen Ekzekutive të Hong Kongut të mbështetur nga Pekini, Carrie Lam, dhe vendimin e saj për të miratuar një projektligj të ekstradimit që do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në Kinë për tu gjykuar nga gjykatat e vendit komunist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *