Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi akuza Ballukut: Ndërton rrugë me 26 milionë euro për km, Unaza e Re ka 6 vite që nuk mbaron


Drejtuesi politik i PD në qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke thënë se ndërton rrugë me 24-26 milionë euro për kilometër.

Në studion e lajmeve në News24, Këlliçi shtoi se Unaza e Re nuk mbaron kurrë dhe se prej 6 vitesh vijohet me punimet për 2.2 km rrugë.

“Sot kemi një Ministri Infrastrukture me në krye Belinda Ballukun që ndërton me 24-26 milionë euro për km rrugë. Vetëm për zgjerimin e rrugës, nuk mbaron kurrë Unaza e Re që ka 6 vite për 2.2 kilometra. Kjo histori duhet të marrë fund”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te PD dhe programi i saj, Këlliçi tha se do të heqin tarifën në Rrugën e Kombit brenda muajit të parë të qeverisjes së saj, duke u zotuar se fondet për këtë do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

“Po të mos abuzohet siç ndodh sot, ka para edhe për investime, edhe për pensionistët”, tha ai.