Vendosni fjalën kyçe....

Gaz Bardhi akuzon drejtorin e Policisë së Fierit: Po inskenon ngjarje për të penguar PD-në në fushatë


Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka akuzuar publikisht drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, për dhënie urdhrash të paligjshëm me qëllim pengimin e fushatës së opozitës dhe inskenimin e ngjarjeve të fabrikuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi të papranueshme sjelljen e strukturave policore dhe paralajmëroi se veprimet e drejtorit të policisë janë raportuar menjëherë te prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet.

“Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës,” shkroi Bardhi.

Ai shtoi se asnjë strukturë policore apo politike nuk mund të ndryshojë vullnetin që qytetarët kanë paracaktuar për mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!”, thotë Bardhi.

 

Postimi:

Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.

Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e t’u, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

S’ka drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!