Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia mund Dinamon në gjysmëfinalen e titullit kampion, çifti tjetër Egnatia-Partizani


Vllaznia ka mundur Dinamon në gjysmëfinalen për titullin kampion të Superligës. Ndeshja u luajt në “Air Albania”  ku shkodranët triumfuan me rezultatin 2-1 pas një dygolëshi të shënuar nga Balaj në 11-metërsha.

Me nisjen e pjesë së dytë Dinamo e rriti lojën duke arritur të shkurtojë me Itodo po pa mundur dot të barazojë.

Gjysmëfinalja tjetër luhet mes Egnatias e Partizanit dhe fituesi do ndeshet me Vllazninë në ndeshjen që do përcaktojë kampionen e Shqipërisë në futboll.