Vendosni fjalën kyçe....

“Ukraina ta harrojë BE-në pa miratimin e Hungarisë” – Orban


Kryeministri hungarez Orban dhe ai i Ukrainës Zelensky janë përplasur mbi perspektivat e Kievit për t’u bashkuar me BE-në. Orban i kujtoi udhëheqësit ukrainas se Kievi nuk ka asnjë mundësi për t’u bërë pjesë e bllokut pa miratimin e Budapestit.

Lufta e fjalëve filloi të premten kur Orban paralajmëroi se anëtarësimi i Ukrainës në BE “do falimentonte ekonominë hungareze”, duke e përshkruar pranimin e mundshëm të Kievit si një “kurth ekonomik kolektiv”.

Udhëheqësi hungarez kritikoi gjithashtu qëllimin e BE-së për të pranuar Ukrainën deri në vitin 2030, një objektiv i ripërsëritur së fundmi nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan Rt.

Ne e dimë se kur duan t’i sjellin. Nuk është një e ardhme e paqartë, është këtu, troket në derën tonë. Harrojini përrallat se kur dhe si. Ata duan ta bëjnë atë tani, sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Zelensky u përgjigj duke cituar sondazhet e brendshme në Hungari.

“70% mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE. Kjo do të thotë se njerëzit në Hungari janë me ne,” pohoi Zelensky.

Orban iu përgjigj Zelensky-t në X, duke shkruar: “Ajo që mendon populli hungarez nuk vendoset nga presidenti në Kiev apo burokratët në Bruksel. Nuk ka anëtarësim të Ukrainës në BE pa Hungarinë. Çdo hungarez do e thotë fjalën e tij për këtë. Ju pëlqen apo jo. Kështu i bëjmë ne gjërat këtu.”

Të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë njëzëri çdo vend të ri që i bashkohet bllokut.