Vendosni fjalën kyçe....

30-vjetori i marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, Rama në Vatikan me Lindën dhe Zahon


Në 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Vatikan.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho si dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në fjalën e mbajtur Rama falënderoi selinë e Shenjtë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë.

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve. Sot më shumë se kurrë do të doja t’ju falënderoja për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon selinë e shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë. 30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më.

Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar që mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,”-deklaroi Rama.