
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Qafë Burrelit, ku një masiv minerali, i krijuar nga mbetjet e përpunimit të kromit, është shembur duke përfshirë një fadromë dhe drejtuesin e saj, një i ri që po punonte në zonë.
Shembja ka çarë edhe një rezervuar uji, i formuar nga aktiviteti i fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, çka ka përkeqësuar situatën duke marrë me vete mjetin, raporton BW.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe dhjetëra banorë, të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit. Fabrika ku përpunohej kromi ishte dhënë me qira pak muaj më parë nga dy shtetas kinezë.