Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Fieri: 11 maji është fundi i Edi Ramës


Në takimin përmbyllës të fushatës në Fier, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe shmangie nga debati publik, duke thënë se ai e ka zëvendësuar politikën me spektakle.

Berisha përmendi kërcimet e Ballukut, britmat e Manastirliut dhe “Lamborghinin e Noizyt” si simbole të kësaj sjelljeje. Ai e cilësoi 11 majin si “fundin politik të Ramës”, duke e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike dhe mungesë përgjegjshmërie.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt.

Ati ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja.

Ku janë?

Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit?

21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë  33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha.