Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e degës së PD-së në Cërrik, policia: Nuk janë konstatuar thyerje


Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar vjedhjen e ambientit të marrë me qira për qëllime elektorale. Sekretarja e degës, A. Ll., raportoi se janë vjedhur një kompjuter dhe një televizor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja thyerjeje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi:

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.