Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu vijon takimet me qytetarët: Qeveria e dështimit ka varfëruar shqiptarët


Kandidati për deputet i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, ka intensifikuar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar mbështetjen në rritje që, sipas tij, dëshmon vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Gjatë këtyre takimeve, Balliu ka shprehur bindjen se qytetarët e Tiranës e kanë kuptuar qartë dështimin e qeverisë aktuale.

Ai akuzoi mazhorancën për mungesë të rritjes së pagave dhe pensioneve gjatë 12 viteve të fundit, ndërsa, sipas tij, të vetmet gjëra që janë rritur janë taksat.

“Tirana e ka kuptuar qartë që qeveria, e cila në 12 vite nuk rriti rroga e pensione, por rriti vetëm taksa, është qeveri e dështimit dhe e varfërimit të tyre,” – shkruan Balliu.

Balliu shprehet optimist se ndryshimi është i mundur dhe se me bashkëpunimin e qytetarëve, Shqipëria mund të rikthehet në normalitet.