
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Pas takimit, Gonzato deklaroi se BE mbështet Shqipërinë në procesin zgjedhor, por nuk ndërhyn në të.
Ai theksoi se ka besim të plotë te misioni i ODIHR dhe vuri në dukje rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër të negociatave me BE.
Gonzato: Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve. Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë.