Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK paraqet përgjime të reja me Sky ECC


SPAK ka zbuluar prova të reja në çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, të cilat rëndojnë pozitën e Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, që ndodhet në qendër të hetimeve.

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, Prokuroria e Posaçme paraqiti komunikime të përgjuara në aplikacionin e koduar Sky ECC, ndërmjet Dritan Rexhepit – i dyshuar si organizatori i rrëmbimit, Altin Hajrit – pronarit të “Golden Resort”, dhe Gentian Doçit (i njohur si Funiqi), raporton BW.

Seanca u shty për në 13 maj, pasi avokati i Bexhdilit kërkoi kohë për të shqyrtuar provat e reja të dorëzuara nga SPAK.