Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkë me Macron-in  do hapim një shkollë të re teknologjie te Piramida” – Rama premton


Kryeministri Rama premtoi sot hapjen e një shkolle të për teknologjinë, të cilën sipas tij do e përurojë me presidentin francez Macron.

Gjatë një takimi me rë rinj, kreu iq everisë tha se se synon ta çojë numrin e laboratorëve inteligjentë nëpër shkolla në 1000.

“Kemi sistemin e laboratorëve inteligjentë në shkolla, sot janë 340 shkolla që kanë laboratorë inteligjentë, ku fëmijët që në klasë të parë fillojnë të marrin nocionet e para të teknologjisë dhe kodimit. Plani është që laboratorët inteligjentë të shkojë 1 mijë, të mbulohen të gjitha shkollat, është i financuar tanimë.Së shpejti do hapim së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron edhe një shkollë teknologjike te Piramida. Kjo shkollë do shërbejë për grupmosha të ndryshme.” – tha Rama.