
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka publikuar sot në Facebook një video ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, duke komentuar pjesëmarrjen në takimet e tyre elektorale në jug të vendit.
Bardhi shkruan se Rama dhe Balluku nuk arrijnë të mbledhin mbështetës vendas dhe, sipas tij, detyrohen të sjellin njerëz me autobusë nga Tirana për të krijuar iluzionin e entuziazmit në terren.
“Të shkosh për takim elektoral në Roskovec, Fier apo Patos me krushq të sjellë me 15 autobuzë nga Tirana, kjo mund t’i ndodhë vetëm Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!”, shkruan Bardhi.
Ai vijon mesazhin i sigurt për zgjedhjet e 11 majit.
“Gënjeni veten edhe 12 ditë, se që jeni të mbaruar e ka marrë vesh gjithë Shqipëria! Në 11 maj qytetarët e kanë ndarë mendjen, votojnë nr. 1.”