Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimi i parë i imi do jetë përgjysmimi i taksave për biznesin” – Berisha nga Puka


Kreu i PD-së Berisha premtoi nga Puka se qeveria e tij do përgjysmojë taksat ndaj biznesit të madh në tre muajt e parë.

Ai tha gjithashtu se do ketë lehtësira të shumta për biznesin e vogël si dhe do ketë ulje të tatim-fitimit.

“5.5 milionë euro taksa do të përgjysmohen. Këtë të garantoj, ndër aktet më të para. Ne kemi një parim, paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme se në kontot e qeverisë. Sepse përdoren me më ekonomi dhe japin efekt më të mëdha për shoqërinë. Ne do të përgjysmojmë taksat në 3 muaj e parë, për biznesin e madh, lehtësira të mëdha për biznesin e vogël. Do të ketë një hapësirë shumë të madhe për iniciativën e lirë dhe lirinë e ekonomike. Ne do ta ulim tatim fitimin, kanë 23 del 10, sigurisht ti ua jep rroga punëtorëve. Në 11 maj në kuti të votimit, aty të firmosim, sepse do të firmosim një ndryshim të madh. Pata shumë kënaqësi që vizitova këtë sipërmarrje e cila është një investim i jashtëzakoshëm, i guximshëm, i suksesshëm.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më tej se përgjysmimi i taksave ndaj biznesit do të thotë më shumë investime nga ana e tyre, më shumë lekë për rritja pagash, kushte më të mira pune.

Premtova dhe sigurova se akti i parë do të jetë përgjysmimi i taksave. Përgjysmimi i taksave për sipërmarrësin do të thotë të paktën 13% rritje të pagave, ata që paguajnë tatim fitimi. Do të thotë një sasi më e madhe fondi për sipërmarrësin për të rritur rrogat, dhe për të përmirësuar kushtet e punës, të cilat, thashë edhe njëherë ky është një sukses madhështor të themi të vërtetën. Shumë prej jush nuk e ka parë si ka qenë këtu, unë po me qindra herë, ka qenë vetëm çezma aty sipër edhe një klub. Tani shiheni si është, tani është fabrika më e madhe e prodhimit të ujit dhe produkteve të tjera në rajon. Linja ultra moderne.” – theksoi Berisha.