Izraeli po shqyrton një “sulm të kufizuar” në objektet bërthamore të Iranit në muajt e ardhshëm, pavarësisht kundërshtimit të Uashingtonit për të mbështetur veprimet ushtarake, raportoi Reuters të shtunën, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.
iskutimet vijnë pasi raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran ka përfunduar në Romë, me bisedimet në nivel ekspertësh që pritet të vijojnë më 26 prill në Oman.
Sipas Reuters, zyrtarët izraelitë po peshojnë një “goditje të kufizuar” që do kërkonte mbështetje të pakët të SHBA-së, ndryshe nga fushata më e madhe dhe e zgjatur e bombardimeve që po shqyrtohej më parë, shkruan Rt.
Izraeli thuhet se i paraqiti Uashingtonit disa mundësi sulmi, “duke përfshirë disa me afate kohore të pranverës së vonë dhe verës”. Një zyrtar i lartë izraelit i tha gazetës se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar.
Të mërkurën, Neë York Times raportoi se presidenti i SHBA-së Trump kishte hedhur poshtë një propozim izraelit për sulme “të gjera”, duke zgjedhur në vend të kësaj të ndiqte diplomacinë.
“Unë nuk nxitoj për ta bërë këtë, sepse mendoj se Irani ka një mundësi për të pasur një vend të mrekullueshëm dhe për të jetuar i lumtur pa vdekje, dhe unë do doja ta shihja këtë. Kjo është mundësia jonë e parë,” u tha Trump gazetarëve të enjten.
Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane i tha Reuters se Teherani kishte “inteligjencë nga burime të besueshme se Izraeli po planifikon një sulm të madh në vendet bërthamore të Iranit”.
Zyrtarët iranianë janë zotuar më parë se do hakmerren kundër çdo forme agresioni.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha të shtunën se bisedimet në Romë “u mbajtën në një mjedis konstruktiv”. Një zyrtar amerikan i tha CBS Neës se palët “kishin bërë përparim shumë të mirë”.
