Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 39-vjeçari, bie nga lartësia ku po punonte në aeroportin e Vlorës



39-vjeçari Dorjan Frashëri, ka humbur jetën këtë të shtunë teksa punonte në terminalin e aeroportit të Vlorës.
Sipas policisë, ai u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi rreth orës 15:40.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.