
I Deleguari politik njëherësh i pari në listën e aleancës për shqipërinë madhështore Luçiano Boçi si dhe kandidati për deputet Ted Kopliku zhvilluan takime me banorë në rrugët e Zooteknikës dhe Livadhes në Shkodër.
Përgjatë bisedimeve me banorët, Boçi tha se zona e shpreh qartë mungesën e investimeve ndaj duhët mbështetje për ndryshim.
“Zona e reflekton se është lënë pasdore. Sikur këtu nuk ka banorë. Rama 12 vite dështoi totalisht. Thotë, pashaporta europiane. E ka mashtrim total.”- u shpreh Boçi.
Ndërsa kandidati për deputet Ted Kopliku, u shpreh se “prej 12 vitesh Shkodrës i është ndërprerë çdo investimi dhe është keqtrajtuar në formën më të keqe të mundshme”
Banorët e zonës teksa folën për problematikat shprehën mbështetjen e tyre ndaj PD.
Mbështetje drejt fermerëve, shtresave më në nevojë, bizneseve dhe shëndetësisë ishin disa prej pikave të programit ku kandidatët e PD prezantuan për banorët duke kërkuar mbështetjen e tyre.