Vendosni fjalën kyçe....

Lutfi Dervishi: Çdo klient i qeverisë po blen një televizion


Analisti Lutfi Dervishi komentoi në emisionin ‘A Show’ raportin për lirinë e medias në Shqipëri.

Dervishi tha se çdo klient i qeverisë po blen një televizion për t’i shërbyer qeverisë.

S’ka nevojë të vrasësh gazetarët kur ke vrarë median. Nuk kemi më media opozitare. Ky është treguesi i lirisë së shtypit.”-deklaroi Dervishi.

Dervishi tha më tej se se një media e lirë është për të mbajtur nën kontroll një pushtet. Sipas tij media e lirë është ajo që bën gazetari sfiduese.

Një media e lirë do të thotë kur bën gazetari sfiduese, investigative. Debatet e darkave s’kanë lidhje me gazetarinë.”-tha Dervishi.