Gjashtë javë nga fundi i sezonit Liverpuli është shumë pranë titullit kampion, i pari i periudhës post-Klop.
Ekipi i drejtuar tashmë nga trajneri Arne Slot mban kreun dhe ka 13 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Arsenali dhe është vetëm dy fitore larg sigurimit të trofeut.
Ajo që të bie në sy është zgjimi i Çelsit që pasi e nisi sezonin mjaft dobët e ka rritur ndjeshëm nivelin dhe tashmë është shumë pranë ruajtjes së pozitave mes pesë më të mirave që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.
