Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Sirisë do të vizitojë Turqinë


Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pritet të realizojë vizitën e tij të parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që javën e ardhshme është planifikuar të udhëtojë edhe drejt Turqisë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme siriane përmes një deklarate zyrtare, duke theksuar se vizitat bëhen në kuadër të përpjekjeve të presidentit për të siguruar mbështetje për administratën e re.

Sharaa, i cili mori detyrën si president në muajin janar, ka zhvilluar më herët një vizitë në Turqi në muajin shkurt. Po gjatë atij muaji, ai udhëtoi për herë të parë jashtë vendit në Arabinë Saudite, duke e bërë Emiratet e Bashkuara Arabe vendin e dytë të Gjirit që ai viziton zyrtarisht, raporton Reuters.