Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Opozita kopjon Ramën, por a mund t’i besohet një “mashtruesi kronik”?


Zëvendëskryetari dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale duke kritikuar ashpër opozitën për, sipas tij, kopjimin e programit të Edi Ramës.

Ai thekson se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, por ngre pyetjen: “A mund t’i besohet vërtet këtij programi?”

Duke përdorur terma të fortë si “grabitqar” dhe “mashtrues kronik” për kryeministrin Rama, Vasili shkruan se “askush me mend në kokë nuk duhet ta dëgjojë më Edi Ramën, e aq më pak t’i besojë”.

Ai shton me ironi se e vetmja premtim që Rama ka mbajtur është ai i paralajmëruar nga Shalsi në vitin 2013, kur tha: “Ne do vjedhim ndryshe.”