Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit: Tani është mundësia për të bërë histori


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët e qarkut të Elbasanit, ku ka vënë në dukje rëndësinë e investimeve të realizuara në këtë zonë. Sipas tij, kombinimi i punëve të kryera nga qeveria dhe pushteti qendror është më i madhi në 35 vitet e fundit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se zgjedhjet e 11 majit përkojnë me një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë mundësia e integrimit në Bashkimin Evropian është jo vetëm reale, por edhe aktuale.

Ai nënvizoi se këto zgjedhje duhet të konfirmojnë një vullnet të fortë për integrimin evropian, duke e cilësuar këtë objektiv si një kauzë që i tejkalon ndasitë politike.

“Volumi i punëve të kryera në këtë qark dhe kombinimi i investimeve mes qeverisë dhe pushtetit qendror është më i madhi në 35 vite.
Përtej faktit që pa diskutim ne do të kemi mesazhe të drejtpërdrejta me të gjithë grupet e interesit,, mesazhi më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve është përtej të gjitha këtyre, sepse këto zgjedhje përkojnë me një moment historik të jashtëzakonshëm ku për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është jo vetëm reale por edhe aktuale.
Nuk ka qenë e tillë deri më sot.
Na është thënë q Shqipëria e ka vendin në BE por kjo ka qenë gjithmonë një projeksion ën të ardhmen, Sot është një moment ku kjo mundësi është aktuale. Tani është mundësia për të bërë histori, dhe ka përkuar me një palë zgjedhjeje, sepse mund edhe të mos ishin zgjedhjet në mes.
Është thelbësore që zgjedhjet të konfirmojnë vullnetin fuqishëm përtej partive. Është një objektiv përtej të gjithëve ne”, tha ai