Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli godet bazën ushtarake të Hamasit në Gaza


Izraeli tha të martën se ndërmori goditje ajrore ndaj një objekti ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se sulmi ishte një kundërpërgjigje ndaj disa balonave shpërthyese të drejtuara ndaj territorit izraelit.

Ushtria tha se një objekt i Hamasit për prodhim raketash dhe një kompleks ushtarak i po këtij grupi në Gazën jugore, ishin vënë në shënjestër të goditjes ajrore. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Të hënën, qindra mbështetës të Xhihadit Islamik u mblodhën në Gaza dhe grupi ekstremist hedhin balona shpërthyese përtej kufirit në mbështetje të gjashtë të burgosurve palestinezë që ishin arratisur natën përmes një tuneli nga një prej burgjeve më të sigurta izraelite.

Izraeli ndërmori një operacion masiv kërkimi për ta në veri të vendit dhe në pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor. Operacioni për gjetjen e të burgosurve të arratisur është duke vazhduar.