
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot gjestin e Flamur Nokës, i cili në seancën e fundit plenare tregoi gishtin e mesit, duke ironizuar numrin 5 të PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se gjesti është keqinterpretuar, por pranoi se Noka mund të mos e kishte bërë atë veprim.
Gazetari: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirisht?
Berisha: Keqinterpretim, ishte krejtësisht tjetër. Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri e njeh se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër, gjuhën afrodiziake. Kështu e interpretova unë atë.