Vendosni fjalën kyçe....

Messi mungon ndaj Brazilit e Uruguait për kualifikueset e Botërorit


Lionel Messi nuk u përfshi në skuadrën e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit, me sulmuesin që mungon për shkak të një tendosjeje muskulore.

Messi shënoi një gol mahnitës në fitoren 2-1 të Inter Miamit ndaj Atlanta United në Major League Soçer (MLS) të dielën, por ndjeu një shqetësim muskulor, shkruan Reuters.

Për këtë arsye, 37-vjeçari u la jashtë skuadrës së Argjentinës të hënën dhe do qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për t’u rikaftësuar.

Argjentina, e cila kryeson renditjen kualifikuese të CONMEBOL me 25 pikë pas 12 ndeshjesh, të premten udhëton drejt Uruguait të vendit të dytë.

Ata më pas presin Brazilin më 25 mars, pa sulmuesin Neymar, i cili është i dëmtuar.