Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Fushë-Domje, arrestohet shoferi


Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik, ku një fëmijë dyvjeçar humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Po ashtu, është sekuestruar automjeti tip “Benz” me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin fatal.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, aksidenti ka ndodhur në Fushë-Domje dhe jo në Kamëz, siç ishte raportuar fillimisht.

Njoftimi i policisë:

 

 

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.