
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Domje, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri u godit nga një automjet dhe, pavarësisht se u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës nga familjarët, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, një ngjarje tragjike ndodhi në Fushë-Domje, ku një i mitur rreth 2 vjeç, i dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës nga familjarët, humbi jetën pas aksidentit me një automjet.
Drejtuesi i automjetit ende nuk është identifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri u plagos rëndë pas aksidentit, duke rezultuar në vdekjen e tij në spital.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti dhe për të identifikuar autorin e aksidentit.