Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump frenon DOGE-n e Musk mes shqetësimeve për shkarkimet masive: Nevojitet bisturi


Donald Trump ka kufizuar grupin e punës të Elon Musk për uljen e kostove, duke urdhëruar kabinetin e tij që të sigurojë që nëpunësit civilë “më produktivë” të mos shkarkohen në fushatën e pushimeve që ka shkaktuar jo pak shqtësim në SHBA.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë të enjten ku morën pjesë Sekretarët e Shtetit dhe Musk, presidenti la të kuptohet se i ashtuquajturi Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) që drejtohet nga miliarderi, mund të ketë qenë disi i pakujdesshëm në shkarkimet masive të punonjësve federalë.

Trump postoi në Truth Social menjëherë pas përfundimit të takimit: “Ndërsa sekretarët mësojnë dhe kuptojnë, njerëzit që punojnë për departamente të ndryshme mund të jenë shumë të saktë se kush duhet të mbetet dhe kush të shkojë. Ne themi “bisturi” në vend të “lopatës”.

Komentet e presidentit vijnë në mes të shqetësimit në rritje midis ligjvënësve republikanë dhe anëtarëve të kabinetit mbi shpejtësinë dhe gjerësinë e pushimeve nga puna të DOGE, të cilat kanë prekur të paktën 20,000 punonjës federalë, shkruan Financial Times.

“Është shumë e rëndësishme që ne të ulim nivelet atje ku duhet të jenë, por është gjithashtu e rëndësishme të mbajmë njerëzit më të mirë dhe më produktivë”, shkroi Trump në postimin e tij.

Ne do t’i kemi këto takime çdo dy javë derisa të kryhet ai aspekt i kësaj pune shumë të nevojshme.”

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten pasdite, Trump shkoi më tej: “Nuk dua të shoh shkarkime të mëdha ku shumë njerëz të mirë janë larguar…në dua që anëtarët e kabinetit të mbajnë të gjithë njerëzit që duhen.”

Postimi i Trump u bëri jehonë komenteve të kongresmenes republikane të Nju Jorkut, Nicole Malliotakis muajin e kaluar, në të cilat ajo i kërkoi DOGE të përdorte “bisturi dhe jo lopatë” kur identifikonte kursimet “për të shmangur pasojat e padëshiruara dhe ankthin e panevojshëm”.