Vendosni fjalën kyçe....

‘Më thanë ik vetë se do të marrë Trump zvarrë’, Rama: Do ta shihni edhe Amerikën


Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros.

Rama kujtoi se pas fitores së Donald Trump në mandatin e parë presidencial, kundërshtarët e tij pretenduan se ai do të largohej me ndërhyrjen e SHBA-së. “E harruat si vazhdoi historia? Këneta ua ka marrë peng trurin,” tha ai, duke theksuar se marrëdhëniet me Amerikën mbeten të forta dhe mbështetja nga SHBA nuk ka ndryshuar.

“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet.