Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se dhunuan me shkopinj e leva 42-vjeçarin, shpallen në kërkim tre persona në Sarandë


Tre persona janë shpallur në kërkim në Sarandë pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një tjetër qytetar.

Në kërkim është shpallur Xhevair Mejdi e dy të tjerë të cilët akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta, shkopinj e leva hekuri 42-vjeçarin Leonidha Makon.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, përplasja ka ndodhur pas një konflikti më herët gjatë ditës në rrugën “Lefter Talo” mes Leonidha Makos e Florian Mejdit, xhaxha i Xhevair Mejdit, shkruan BW.