
Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Donald Trump është “i bllokuar” në një “flluskë dezinformimi” të orkestruar nga Rusia, duke përshkallëzuar tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit pasi presidenti amerikan sugjeroi se Ukraina ishte fajtore për pushtimin rus, sipas The Guardian.
Gjatë një konference shtypi të mërkurën në Kiev, Zelenskyy tha: “Fatkeqësisht, presidenti Trump, me gjithë respektin për të si lider i një kombi që e respektojmë shumë… është i bllokuar në këtë flluskë dezinformimi.”
Trump kishte kritikuar Zelenskyyn një natë më parë, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” nga fakti që presidenti ukrainas ishte ankuar për përjashtimin nga negociatat SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës.
Ai gjithashtu pretendoi se Zelenskyy kishte vetëm 4% mbështetje dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.
Zelensky e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke e quajtur një propagandë ruse dhe duke theksuar se një sondazh i fundit tregonte se 57% e ukrainasve i besonin atij.
Ai gjithashtu kundërshtoi pretendimet e Trump-it se SHBA ka dhënë 350 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke sqaruar se shifra reale ishte 67 miliardë dollarë në armë dhe 31.5 miliardë dollarë për mbështetje buxhetore.
Komentet e Trump-it u mirëpritën nga Moska, me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov që e quajti kritikën e tij ndaj Zelenskyyt një sinjal se ai “e kupton pozicionin tonë”.
Ndërkohë, liderët evropianë po zhvillojnë një takim urgjent për të formuluar një përgjigje të përbashkët ndaj propozimeve të Trump-it për përfundimin e luftës në Ukrainë.