
Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me transaksionet e kompanisë “Ava Studio” dhe blerjet online të kryera përmes kartës së saj bankare.
Burime bëjnë me dije se ajo do të japë shpjegime edhe për marrëdhëniet financiare me kompanitë e së bijës, Ajola Xoxës. Pjesë e hetimeve është gjithashtu edhe çështja e vilës në Qerret.