
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi dhe krijimi i SPAK-ut janë rezultat i punës së Partisë Socialiste dhe udhëheqjes së tij. Në një deklaratë të fundit, Rama theksoi se pavarësia e SPAK-ut nuk mund të vihet në dyshim dhe se askush nuk mund ta akuzojë atë për kontroll mbi këtë institucion.
“Nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika, do ta kishte marrë me vete në Amerikë, por SPAK është këtu. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen para të SPAK-ut është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj,” u shpreh Rama.
Ai nënvizoi se Reforma në Drejtësi, pavarësisht sfidave dhe problemeve, ka sjellë një strukturë të re me vetëbesim dhe pavarësi. Sipas tij, sfida kryesore tani është që kjo pavarësi të shoqërohet me profesionalizëm dhe standarde demokratike.
“Nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika, do ta kishte marrë me vete në Amerikë, por SPAK është këtu.
E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen para të SPAK dhe luftës që i bëhet nga këneta dhe bufi plak, është PS dhe unë në krye të saj.
Rrotullojeni nga të doni, Reformën në drejtësi e bëra unë dhe PS.
Pjesa e parë e realizuar pavarësisht kostove dhe gjërave që nuk shkojnë, SPAK është një strukturë e re me shumë probleme, është se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë.
Askush nuk mund të thotë sot se unë kapa dhe kontrolloj SPAK-un.
Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde demokratike. Nuk duam dhe tolerojmë një sistem drejtësie të pavarur por të njëanshëm dhe jo profesional.
SPAK nuk është i imi por i kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Në reformën në drejtësi marr autorësinë bashkë me PS.
Tani dhe Amerika është tërheq siç e keni pa nga kjo punë. Nëse SPAK do e kish sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë do e kishte marrë me vete, SPAK ka vetëm një garanci, e vetmja garanci në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta me në krye bufi plak, është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Rrotullojeni nga të doni, refomën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS dhe e garantojmë vetëm ne .
Ka plot gjëra që nuk shkojnë edhe me SPAK është një institucion i ri me shumë probleme, ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot që SPAK është i kapur nga unë.”