Vendosni fjalën kyçe....

“Arrestimi i Veliajt i padrejtë, është ende person nën hetim” – Gjonaj


Deputetja e PS-së Etilda Gjonaj e quajti të padrejtë burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ish-ministrja e Drejtësisë tha se burgosja e tij tre muaj para zgjedhjeve si person ende nën hetim nuk është e përshtatshme ligjërisht dhe lë pa shërbime kreqytetin e vendit.

Ajo përsëriti mbështetjen e PS-së për drejtësinë por shtoi se duhet të ketë respektim të standardeve dhe lirive të individit.

“Ndjej keqardhje të madhe që Erion Veliaj e famlija e tij gjendjen në këtë situatë sot. Nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Si deputete e PS-së në Tiranë mendoj se burgosja e tij 3 muaj para zgjedhjeve kur është ende person nën hetim është e padrejtë. Masa e sigurisë arrest me burg s’mund të jetë në disproporcion me akuzat ndaj kryebashkiakut të një qyteti që duhet të ofrojë mijëra shërbime në kryeqytet. Kam qenë për një politikë penale që nuk shërben vetëm për represion por s’më bëhet qejfi për asnjë person që arrestohet. Ka ardhur koha të ndërtojmë bashkë një politikë penale që i shërben një politike penale të shëndetshme. Duhet të respektohen standardet dhe të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj çdo personi nën hetim apo të akuzuar.” – tha Gjonaj.