
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm për akuzat ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit me akuzën e shpifjes.
Gjyqtarja e GJKKO Flojera Davishi vendosi të shpallë Bardhin të pafajshëm dhe për rrjedhojë pushoi çështjen.
Gazment Bardhi akuzoi Sulajn se u emërua në krye të Policisë së Shkodrës pas ndikimit të biznesmenit të arrestuar për “Metamorfozën”, Pëllumb Gjoka.
Në akuzat e tij nga foltorja e Kuvendit në shtator 2024, Bardhi iu referua komunikimeve në SkyEcc, pjesë të dosjes hetimore të SPAK.