Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet dhe ndalohet 48 orë ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona


Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona. Lajmi u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, rasti nuk lidhet me zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.

Damka, që është kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP, dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore, raportoi Kallxo.com.