Vendosni fjalën kyçe....

Derbi madrilen s’ka fitues, ndahen në paqe Reali e Atletiko


Pa fitues ka përfunduar derbi i Madridit mes Atletikos e Realit.

Të parët që shënuan ishin të besuarit e argjentinasit Diego Simeone me Julian Alvarez që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Me nisjen e pjesës së dytë Reali gjeti golin e barazimit me Mbappe,  rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas barazimit të sotëm Reali e Atletiko mbajnë vendin e parë dhe të dytë me 50 e 49 pikë ndërsa Barcelona i ndjek nga pas me 45.