
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka shpërndarë titullin e një lajmi, ku thuhet se ai ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.
Ai shkruan se lajmi është i pavërtetë dhe se shumë mund të trishtohen për këtë.
Basha thekson se ata që duan të përhapin lajme të tilla janë ata që duan të shkatërrojnë vendin po ai dhe qytetarët nuk do i lejojnë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!” – shkruan Basha.