
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.
Avokati i tij depozitoi të premten një dokument ligjor në gjykatë, ku theksohet se Trump “është kundër ndalimit të TikTok-ut” dhe “kërkon mundësinë që ta zgjidhë çështjen përkatëse përmes mjeteve politike pasi të marrë detyrën”.
Më 10 janar, gjykata do të shqyrtojë argumentet lidhur me një ligj të SHBA-së që i kërkon pronarit kinez të TikTok-ut, ByteDance, të shesë kompaninë te një firmë amerikane ose përballet me ndalim më 19 janar – një ditë para se Trump të marrë detyrën.
Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar TikTok dhe ByteDance për lidhje me qeverinë kineze, akuza që këto kompani i mohojnë.
Këto akuzat, për një aplikacion që ka 170 milionë përdorues në SHBA, çuan Kongresin të miratojë një ligj në prill, të cilin Presidenti Joe Biden e nënshkroi, i cili kërkon që TikTok të shitet ose të ndalohet.
Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre personave të…
Komisioni parlamentar grek miraton blerjen e sistemit kundërajror prej 3 miliardë eurosh dhe përmirësimin e avionëve F-16 Një komision parlamentar…
Kjo është hera e dytë që Savo Miniq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit. Kryeministri i entitetit të Bosnje e…