Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 63-vjeçari në në rrugën Lushnjë-Berat


Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Lushnjë-Berat.

Viktima me iniciale N.H. ka gjetur vdekjen ndërsa drejtuesi i mjetit, 54-vjeçari Genci Ismailaj është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.  Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.” – thuhet në njoftimin e policisë.