Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri pas zgjedhjes si eurodeputet: Demokracia fshin çdo grush shteti, do punoj të jem i dobishëm për popullin tonë


Fredi Beleri ka komentuar nga burgu zgjedhjen e tij si eurodeputet në parlamenin evropian me partinë Nea Demokratia të kryeministrit grek Mitsotakis.

Ai ka thnë se ka luftuar për demokracinë, shtetin ligjor e liritë e qytetarëve dhe se demokracia mund të fshijë çdo grusht shteti.

Pasi falënderon popullin grek dhe kryeministrin Mitsotakis ai thekson se di  eurodeputet do punojoë për të qenë i dobishëm  për fraksionin e partisë së tij dhe popullin.

“Gjatë gjithë këtyre muajve u forcua nga besimi im se drita fiton mbi errësirën dhe se fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ne luftuam për demokracinë, shtetin ligjor dhe liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Ndeshja u zhvillua në kushte të pafavorshme, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane dhe u fitua falë nderit dhe krenarisë së grekëve. Dua të falënderoj grekët që më nderuan me votën e tyre, familjen time që ishte mbështetja dhe zëri im, miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në sprovën më të vështirë të jetës sime. Dhe sigurisht Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilin do të jem gjithmonë mirënjohës. Si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për fraksionin tim dhe mbi të gjitha për vendin tonë.”, tha Beleri.

Ai ndodhet në burg paiështë dënuar me dy vite për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023. Beleri e ka ankimuar vendimin dhe pret verdiktin e Apelit të Posaçëm.