Vendosni fjalën kyçe....

Tirana i beson Bledi Shkëmbit drejtimin e skuadrës


Bledi Shkëmbi është prezantuar nga KF Tirana si trajner i ri që pritet të drejtojë skuadrën më të titulluar në Shqipëri.

” Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu. Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025″, njoftojnë bardheblutë.