Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, makina policie dhe autobotë, ‘blindohet’ bashkia e Tiranës


Teksa në orën 11:00 pritet të nisë protesta e radhës e opozitës, para Bashkisë së Tiranës, policia duket se ka marrë një sërë plan masash.

Siç shihet nga pamjet, shihen makina policie, autobotë me ujë, që kanë ‘zbarkuar’ te bashkia, por dhe te institucionet përreth.

Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situatë.