Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, sekuestrohen llogaritë bankare të shoqërisë italiane, dyshohet për pastrim parash


Llogaritë bankare të një shoqërie italiane u sekuestruan nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohen për pastrim parash.

Bëhet fjalë për llogari bankare në vlerën e .5 mln lekë, 20 mijë € dhe 480 mijë $

Firma italiane operonte në ndërtim dhe në mirëmbajtjen e avionëve, dhe prokuroria informon se pronari dhe 2 të tjerë rezultonin të dënuar në Itali për mashtrim.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë Teodoro Grasso, J.L., dhe Bruno Rollo, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, themeluar nga shtetasi Italian B.R. më 10.01.2022, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “N.” shpk, në vlerat:

–          1,539,490 ALL;

–          20,348.24 EUR; dhe

–          479.820,56 USD