Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, shoferi largohet nga vendngjarja


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.

Shoferi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po vijon kërkimet për ta gjetur.

Drejtuesi i mjetit ka dërguar babain në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij.

Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta.