Vendosni fjalën kyçe....

Avioni goditet nga turbulencat, një i vdekur, 30 të plagosur në Singapor


Një pasagjer ka humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pasi një avion i cili po fluturonte nga Londra në Singapor është goditur nga turbulenca të forta.

Fluturimi SQ 321 mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme.

Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit./BBC